Këngëtari i famshëm për hitin “Blurred Lines”, Robin Thicke dhe e dashura e tij, April Geary, po e presin fëmijën e tyre t’u lindë në muajin mars.
Ndërkohë, 22 vjeçarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku ka shfaqur barkun e saj të fryrë.
“Veçse kam rënë në dashuri me ty” është mbishkrimi që ajo i ka vënë fotos.