Mila Suarez karikon futbollistët e Milanin

Bota e Yjeve

Mila Suarez karikon futbollistët e Milanin

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 07:35
Mila Suarez

Jemi vetëm disa orë larg njërit prej derbeve më të bukur në botë, atij të Madonninës dhe atmosfera po ndjehet gjithnjë e më shumë në të dy kampet.

E fundit që ka menduar të karikojë futbollistët e Milanit, para derbit, ka qenë modelja me origjinë marokene, Mila Suarez. 

28 vjeçarja ka pozuar me bluzën kuqezi, me numrin 1 dhe foton e ka postuar në Instagram me diçiturën, “E kuqja e pasionit dhe e zeza e forcës” .

Derbi Inter-Milan, do të luhet të dielën në orën 20:45, por a do të jetë modelja në shkallët e stadiumit, për të mbështetur kuqezinjtë?!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat