Rita mahnit në të kuqe, flet për abuzimet e regjisorit me femrat

Bota e Yjeve

Rita mahnit në të kuqe, flet për abuzimet e regjisorit me femrat

Nga: Bota sot Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:45
Rita Ora

Ajo punoi me regjisorin Harvey Weinstein për filmin Southpaw në vitin 2015.

Dhe tani Rita Ora ka folur për përvojën që ka pasur me të, pasi 20 femra e kanë akuzuar atë për abuzim seksual, përcjell Bota sot.

Këngëtarja 26 vjeçare ka folur në shoun e Jonathan Ross ku tha se Weinstein kurrë nuk është sjellë në mënyrë jo të duhur me të kur ajo kishte punuar me të.

Lidhur me gjithë skandalin Rita tha se është çmenduri dhe se i përgëzoi femrat që e kanë treguar atë që u ka ndodhur.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova performoi po ashtu, derisa mahniti me pamjen, e veshur në një fustan të kuq në të cilin dukej mahnitshëm./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat