‘Zogjtë’ e dashuruar, Sofia dhe Scott në darkë romantike

Bota e Yjeve

‘Zogjtë’ e dashuruar, Sofia dhe Scott në darkë romantike

Nga: Bota sot Më: 21 tetor 2017 Në ora: 11:49
Sofia Richie dhe Scott Disick

Muajin e kaluar ata u shfaqën bashkë publikisht dhe që nga atëherë nuk janë ndarë.

Dhe 34 vjeçari Scott Disick dhe e dashura e tij modelja 19 vjeçare Sofia Richie janë parë duke dalë bashkë në darkë të enjten mbrëma në New York, pas një pushim të shkurtër në Itali, përcjell Bota sot.

Modelja dukej e mahnitshme në taka dhe një fustan të shkurtër të zi, derisa ecte dorë për dore me të dashurin e saj.

Pas përfundimit të darkës ajo u pa me xhaketën e të dashurit të saj teksa dilte./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat