E mrekullueshme në të bardha

Bota e Yjeve

E mrekullueshme në të bardha

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 14:12
Angelina Jolie

Angelina Jolie është paraqitur në mënyrë elegante në fustan të mrekullueshëm, ndërsa ajo ecën me tepih të kuq me vajzat Shiloh dhe Zahara.

Ajo ka bërë disa kalime kohët e fundit në qilimin e kuq. Dhe Angelina Jolie e mbajti këtë prirje gjallë, ndërsa ajo ishte parë në një ansambël të mrekullueshëm në Los Anxhelos. Aktorja 42-vjeçare mahniti të pranishmit në tepihun e kuq me rastin e premierës së “The Breadwinner”, derisa ishte në shoqëri edhe të vajzave të saja Shiloh, 11, dhe Zahara, 12.

Ajo dukej mjaft bukur në taka të larta prej ari dhe një byzylyk të hollë, ndërsa kishte të veshur kostumin e Ulyana Sergeenko, brend rus i dizajnit.

I bazuar në novelën best-seller të Deborah Ellis, filmi do të shfaqet në kinema më 17 nëntor të këtij viti.

Image
Angelina Jolie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat