Rihanna fsheh barkun

Bota e Yjeve

Rihanna fsheh barkun

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 13:50
Rihanna

Këngëtarja është shfaqur në publik duke fshehur barkun e saj, në valën e raportimeve për një shtatzëni të mundshme të saj.

Ylli magjepsës ka fshehur barkun nën xhaketën e saj, derisa po largohej nga studioja e xhirimeve.

Duket se këngëtarja 29-vjeçare e Umbrella qëllimisht ka veshur një xhaketë të tillë në publik.

Ajo nuk ka folur rreth raportimeve për një shtatzëni të mundshme të saj.

Spekulimet rreth shtatzënisë së Rihanna nisën më herët gjatë këtij viti, por nuk ka pasur ende konfirmime.

Muajve të fundit ishte raportuar se Rihanna është në aferë me miliarderin e Toyota, Hassan Jameel.

Ata janë në aferë që nga qershori ku ata ishin parë së bashku në një basen noti në Spanjë. Po ashtu ata janë parë së bashku në një darkë muajin e kaluar në restorantin kinez Park Chinois, në Londër.

Image
Rihanna
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat