Sërish kërcënohet Katie Price

Bota e Yjeve

Sërish kërcënohet Katie Price

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:37
Katie Price

Manekinia anuloi shoun e saj të mërkurën ,pasi mori një email kërcënues se fytyra e të birit të saj Harvey do të “shtrembërohet”.

Javën e kaluar Katie anuloi shoun në Mançester dhe është duke u ruajtur nga policia, pasi që shantazhuesit e kërcënuan me rrahje djalin e saj Harvey, nëse ajo nuk paguan 50,000 funta.

Edhe pse u mendua se kërcënimi ishte tejkaluar, nëna e pesë fëmijëve anuloi edhe shoun e dytë, duke nxitur thashetheme për kërcënim të ri nga banditët.

“Për shkak të rrethanave të papritura, fatkeqësisht shou i caktuar në  Wimbledon, është anuluar. Më vjen keq për fansat e mi që nuk do të jem atje”, ka shkruar ajo në Twitter.

Javën e kaluar modelistja thirri policinë pasi ekipi i saj menaxhues pranoi një email kërcënues se Harvey do të rrihej, nëse Katie nuk paguan paratë.

Djali i saj, Harvey (15), ka probleme shëndetësore, përfshirë edhe probleme me shikim.

Natën e kaluar policia e Sussex ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat