Dua Lipa mahnitëse për revistën Evening Standard

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnitëse për revistën Evening Standard

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 15:57
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon me angazhimet e saj sa muzikore, aq edhe në paraqitjet mediatike.

Bukuroshja shqiptare që është ylli më i madh i muzikës britanike, ka pozuar sërish.

Ajo gjendet në ballinë të revistës Evening Standard, ku ka pozuar në dukje të ndryshme dhe në ambiente të ndryshme.

Fotosesioni u realizua nga Luc Coiffait, stili nga Richard Sloan, kurse floku nga Sam Burnett.

Grimi i thjeshtë i Duas është punuar nga Francesca Brazzo.

Dua Lipa ka realizuar një prej hiteve më të mëdha të këtij viti me “New Rules” që ka afro gjysmë miliardë klikime.

Ndryshe, Dua shumë shpejt publikon albumin e saj të dytë në karrierë dhe për momentin po zhvillon një turne shumë të suksesshëm botëror. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat