Në prag të festave të fundvitit, Kim Kardashian surprizon të gjithë…

Bota e Yjeve

Në prag të festave të fundvitit, Kim Kardashian surprizon të gjithë…

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:56
Kim Kardashian

Edhe pse ka vetëm pak javë që ajo ka nxjerrë në treg linjën kozmetike “Contour & Powder Kit”, Kim Kardashian vjen me një linjë parfumeshqë janë pjesë e koleksionit “KKW” e që do të dalin në shitje më 15 nëntor.

Për të promovuar 3 aromat e parfumeve të saj 37-vjeçarja si gjithmonë ka zgjedhur rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen e publikut. Ajo ka realizuar një set të vogël fotografik ku secila pozë përfaqëson një nga fragrancat e saj.

“Crystal Gardenia, Crystal Gardenia Citurs dhe Crystal Gardenia Oud” janë emrat e tre parfumeve të saj që në pamje të parë kanë një paketim mjaft tërheqës. Sipas yllit të “Keeping up with the Kardashian”, parfumet ‘Crystal’ mund të jenë dhurata perfekte për festat e fundvitit.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat