Meryl Streep në kopertinën e revistës “Vogue”

Bota e Yjeve

Meryl Streep në kopertinën e revistës “Vogue”

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:24
Meryl Streep

Meryl Streep fituesja e çmimeve Oscar është zgjedhur për koopertinën e dhjetorit në revistës ”Vogue”, pasi së fundmi luan rolin e Katharine Graham, publicistja e “The Washington Post”, në filmin e ri të Steven Spielberg, “The Post”.

Kjo është e mrekullueshme jo vetëm për faktin se në revistën prestigjioze kanë qenë modele 20-vjeçare si Kendall Jenner dhe superaktore 68-vjeçare, por sepse Streep ka luajtur rolin e kryeredaktores së revistës Anna Wintour, në filmin “Djalli vishet me Prada” në 2006, vetëm se roli i saj kishte emrin Miranda Priestly.

Ikona e kinemasë është duke biseduar me Wintour në zyrën e saj, një foto jo e zakontë dhe një nga fansat e saj dyshonte se ato mund të jenë takuar. Por Anna madje e ka intervistuar Maryl në një video të Vogue.

Në video ato takohen me njëra tjetrën, Anna e falenderon që ka ardhur ndërsa Meryl bën shaka duke thënë se “shpreson të gjejë punë”, duke luajtur rolin e Annës në “Djalli vishet me Prada”.

Image
Meryl Streep
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat