Nisin përgatitjet për MTV EMA, Rita shfaqet pa sutjena

Bota e Yjeve

Nisin përgatitjet për MTV EMA, Rita shfaqet pa sutjena

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:24
Rita Ora

Rita Ora ka shënuar edhe një të arritur në karrierën e saj si këngëtare.

Këngëtarja do të jetë nikoqire e edicionit të sivjetmë të eventit më të njohur që mbahet në fushën e muzikës, MTV EMA.

“MTV Europe Music Awards” do të mbahet sonte, ndërsa Rita ka filluar përgatitjet disa ditë më parë.

Në disa imazhe që publikoi në rrjete sociale, Rita mbrëmë tregoi se po bën parapërgatitjet për natën e sontme, ku do të jetë drejtuese e këtij eventi.

Rita u shfaq e veshur me robdeshamber, kurse pjesën tek gjoksi e kishte lënë hapur dhe shfrytëzoi rastin të bënte disa poza provokuese me të cilat ‘ngacmoi’, ndjekësit.

Duke u shprehur entuziaste për këtë gjë, Rita ka bërë të ditur se në skenën e MTV EMA, event që do të mbahet në Wembley të Londrës ajo edhe do të performoi.

Madje, këngëtarja është e nominuar në kategorinë “Dukja më e mirë”, ku konkuron me këngën e fundit “Anywhere”, këngë kjo e cila po shënon suksese çdo ditë që nga data e publikimit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat