Po martohet Simone Inzaghi, ish-gruaja do ta shoqërojë drejt altarit

Bota e Yjeve

Po martohet Simone Inzaghi, ish-gruaja do ta shoqërojë drejt altarit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:27
Inzaghi ka vendosur të martohet me të dashurën e tij prej 8 vitesh dhe pas lindjes së djalit të tyre që tashmë është katërvjeçar.

Gaia Lucariello do të bëhet së shpejti “zonja Inzaghi.

Trajneri i Lazios Simone Inzaghi ka vendosur të martohet me të dashurën e tij prej 8 vitesh dhe pas lindjes së djalit të tyre që tashmë është katërvjeçar.

Është vetë “zonja Inzaghi që ua ka rrëfyer këtë shoqeve të saj”. Ceremonia do të mbahet në korrik dhe çifti i ka zgjedhur edhe dëshmitarët.

Ata do të jenë për Simonen, vëllai Pippo dhe Gaia do të shoqërohet nga Alessia Marcuzzi, ish-bashkëshortja e Simones me të cilin ka edhe djalin e madh Tommaso.

Data nuk është fiksuar ende ndërsa vendi pritet të jetë diku në Toscana.

Gaia është mjaft e lidhur tashmë me Lazion dhe pas çdo fitoreje ka një postim në Instagram. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat