Vërshëllima për sulmuesin e Zvicrës, e fejuara i del në mbrojtje: Injorantë!

Bota e Yjeve

Vërshëllima për sulmuesin e Zvicrës, e fejuara i del në mbrojtje: Injorantë!

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 20:22
Amina

Zvicra u kualifikua për në Botërorin e Rusisë jo pa shumë vuajtje.

Ndeshja e parë në Irlandën e Veriut ishte ajo që vendosi edhe fatet e “play off”-it, me formacionin helvet që triumfoi 1-0, ndërkohë që sfida e kthimit në Bazel u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sigurisht, minutat e fundit të kësaj përballjeje të dytë ishin shumë tensionuese, aq sa tifozët vendas nisën edhe të vërshëllenin sulmuesit e ekipit të tyre të zemrës, të cilët nuk u shfaqën në formën e tyre më të mirë, përfshi këtu Haris Seferoviç.

Ky i fundit shpërdoroi të paktën 3 raste të pastra përpara portës kundërshtare, ndaj dhe në momentin e zëvendësimit “i meritoi” vërshëllimat e tifozëve. Por, në mbrojtje të sulmuesit të Benfikës doli e fejuara e tij, Amina, e cila përmes rrjetit Instagram lëshoi edhe një mesazh për kritikët.

“Rusi, ne po vijmë. E sa për ta nisur, duhet t’iu mbyllim gojët njerëzve të padenjë dhe injorantë”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat