Selena Gomez shkëlqen me flokë të bardha dhe kostum të lëkurës

Bota e Yjeve

Selena Gomez shkëlqen me flokë të bardha dhe kostum të lëkurës

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 12:08
Selena Gomez

Siç duket Selena Gomez është duke u përpjekur nëse vërtet biondinat argëtohen më shumë!

25-vjeçarja është paraqitur me flokë të bardha në festivalin ‘American Music Awards’.

Posa ka dalë nga vetura, të gjithë të pranishmit kishin mbetur të magjepsur nga pamja e saj – shkëlqente me një kombinim fantastik të rrobave dhe me flokë të bardha.

Frizura e saj kishte qenë në formë të dallgëve të detit, ndërsa në mënyrë të përsosur e kishte shfaqur edhe një pjesë të ngjyrës origjinale të flokëve të saj me ngjyrë kafe.

Stilistja e flokëve e Selenas, Marissa Marino, ka konfirmuar se ylli i ka ngjyrosur flokët, ndërsa për ngjyrosjen janë përkujdesur Nikki Lee dhe Riawna Capri.

Vlen të ceket edhe një herë se kombinimi i flokëve të bardha me rroba lëkure kishte qenë i përsosur, ndërsa ajo dukej sikurse do të hipte në motoçikletë dhe t’ia shkelte në skenën e AMA për performancën e saj të parë për mbi një vit. 

 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat