Lawrence zbulon arsyen pse nuk paditi askënd për vjedhjen e fotove nudo

Bota e Yjeve

Lawrence zbulon arsyen pse nuk paditi askënd për vjedhjen e fotove nudo

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence së fundmi ka zbuluar se sa shumë është lënduar kur iu vodhën fotot private, të cilat pushtuan rrjetet sociale në 2014-ën.

Aktorja 27-vjeçare ka shpjeguar: “Nuk e di por u ndjeva sikur gjendesha në mes të një grupi kriminelësh, në një planet të ndyrë. Kjo më bëri të mendoj që nuk ka person në botë që nuk ka mundur t’i shohë fotot e mia intime”.

Lidhur me faktin pse nuk paditi askënd sa i përket këtij skandal, ajo ka thënë: “Nuk do më sillte paqe kjo gjë dhe as trupin tim të zhveshur. Kështu që nuk isha aspak e interesuar të padisja askënd. Isha e interesuar si ta kaloja dhimbjen”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat