Ai konsiderohej si një nga beqarët më të lakmueshëm të botës, por, teksa tashmë është hequr nga “tregu”, shumë pak dyshime ka që ai të mos ketë thyer zemrat e shumë femrave anembanë Britanisë së Madhe e më gjerë.
Princi Harry, i konsideruar si dashamirës i madh i festave të shumta, ka vjedhur zemrat e një “lumi” femrash të bekuara gjenetikisht, përfshi këtu modele të famshme, prezantuese televizioni apo edhe yje të popit.
Nga prezantuesja sportive Natalie Pinkham, e deri tek e dashura prej një kohe të gjatë Chelsy Davy, është një listë e gjatë me femrat që humbën “betejën” e tyre me Meghan Markle, me të cilën është shpallur edhe martesa.