Gjatë karrierës së saj ajo është fotografuar me veshje të shumta provokuese, e shpeshherë edhe e zhveshur e tëra.
Por, Rita Ora u shfaq më e mbuluar se kurrë me një veshje të çuditshme në ndejën e Burberry X të Cara Delevingne, të shtunën në Londër, përcjell Bota sot.
Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur një stil të viteve të 70-ta, që përbëhej nga një fustan i gjelbërt dhe një bluzë me qafë ngjyrë të kaltër, të kombinuar me sandale dhe çorape dhe syze dielli./BS