Kjo femër po e çmend edhe Silvio Berlusconin

Bota e Yjeve

Kjo femër po e çmend edhe Silvio Berlusconin

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
Susanna Canzian

E njohur për pozimet e saj super-seksi, por edhe kalendarët tejet të nxehtë dhe provokues, Susanna Canzian padyshim se është njëra nga modelet dhe aktoret më të bukura dhe më seksi italiane

Me një guxim të jashtëzakonshëm, kjo bukuroshe nuk ngurron që të pozojë tërësisht e zhveshur para fotoaparatit, ndërsa falë këtyre fotove, ajo ka bërë miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe ka bërë që shumë meshkuj të famshëm të çmenden pas saj.

Por fama e saj nuk do të ishte e plotë, po të mos ishin edhe skandalet e shumta seksuale, por edhe arrestimet nën dyshimin e ushtrimit të prostitucionit me njerëz të famshëm dhe të pasur.

Por padyshim se skandali më i madh i saj, ishte afera e saj e dashurisë me ish kryeministrin dhe ish presidentin italian, miliarderin Silvio Berlusconi. Në të vërtetë, bashkëshortja e Silvios, Francesca Pascaole, kishte kuptuar për aferën e burrit të saj me bukuroshen dhe menjëherë kishte filluar procedurat e divorcit.

Pas përhapjes së lajmit në mediumet botërore, Susanna i kishte kërkuar Francesca-s të pajohen, duke i kërkuar të harrojnë skandalin dhe të vazhdojnë tutje me jetën e tyre, duke insistuar se ishte vetëm një takim me Silvion dhe nuk ka pasur ndonjë pretendim serioz ndaj tij.

“Eja të bëhemi shoqe”, i kishte shkruar ajo Francesca-s, por kjo e fundit e kishte injoruar. Por mediat kanë shkruar se Silvio çmendej pas bukuroshes dhe e kishte paguar majmë për shërbime seksuale, por këtë e kishte bërë vetëm njëherë dhe më nuk kishte pranuar ofertat e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat