Dua Lipa lë prapa të gjithë, konkurron me pesë nominime në Brit Awards - Bota Sot
Dua Lipa lë prapa të gjithë, konkurron me pesë nominime në Brit Awards

Bota e Yjeve

E mërkurë, 24 tetor 2018

Dua Lipa lë prapa të gjithë, konkurron me pesë nominime në Brit Awards

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:58
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, udhëheq nominimet për edicionin e sivjetmë të Brit Awards me pesë nominime, duke përfshirë edhe garën për albumin më të mirë.

Hitbërësja e këngës “New Rules”, e cila ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në vitin 2017, konkurron edhe në kategoritë për këngëtaren më të mirë, videoklipin më të mirë, depërtimin më të madh britanik dhe këngën më të mirë.

Ajo ia ka dalë ta lë pas vetes edhe Ed Sheeranin, i cili është i nominuar në katër kategori.

Image

Nga ana tjetër, me nga tri nominime garojnë J Hus dhe Rag’n’Bone Man.

Të gjithë të përmendurit konkurrojnë në kategorinë për albumin më të mirë britanik, ndërsa krahas tyre garon edhe Stormzy me “Gang Signs and Prayer”.

Theksojmë se hiti “New Rules” i Duas është rrugës për të arritur një miliard shikime në YouTube, aktualisht është shikuar afro 900 milionë herë.

Është interesante se gara për videoklipin më të mirë përfshin edhe tre ish-anëtarë të “One Direction” që konkurrojnë me njëri-tjetrin, Harry Styles, Zayn Malik dhe Liam Payne.

Edicioni i sivjetmë i Brit Awards zhvillohet më 21 shkurt dhe shqiptarët do të kenë shumë arsye për ta ndjekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test