Shtatzënë dhe super seksi, Zaimina “çmend” rrjetin me foton e re

Bota e Yjeve

Shtatzënë dhe super seksi, Zaimina “çmend” rrjetin me foton e re

Më: 24 janar 2018 Në ora: 16:37
Zaimina Vasjari

Është në muajin e nëntë të shtatzënisë e pavarësisht kësaj, këngëtarja Zaimina Vasjari duket gjithnjë në super formë. Ajo së shpejti do të bëhet nënë e një vajze të cilës i ka vendosur emrin Khloe.

Vasjari ka postuar vazhdimisht fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”, duke treguar kështu edhe barkun e saj të rrumbullakosur. Pak ditë më parë ajo u shfaq e veshur me kanotiere të bardhë dhe xhinse, ku edhe zbuloi për herë të pare partnerin e saj, Klodin. Por sot këngëtarja ka postuar një tjetër foto shumë të bukur e njëkohësisht edhe shumë seksi. Në foton në fjalë, ajo shihet e veshur vetëm me një body ngjyrë nude dhe një tyl të gjatë, teksa mbi bark mban këpucët e vogla të vogëlushes së saj.

Teksa komentues të shumtë e urojnë për një shtatzëni të mbarë, ka nga ata që e pyesin edhe për dieten dhe a ka shtuar peshë gjatë kësaj periudhe. Këngëtarja është shprehur se është ushqyer shëndetshëm dhe se pesha e vetme që ka shtuar është ajo e vajzës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat