Goulart-Trapp, seks në varësi të rezultateve të PSG-së

Bota e Yjeve

Goulart-Trapp, seks në varësi të rezultateve të PSG-së

Më: 24 janar 2018 Në ora: 20:18
Kevin Trapp dhe Izabel Goulart

Raporti mes Kevin Trapp dhe Izabel Goulart është një nga më të mediatizuarat në botën e sportit dhe të modës.

Njëri portier i Paris SG dhe tjetra, një prej “engjëjve” të “Victoria’s Secret”, aktualisht e fejuara e gjermanit.

Kjo e fundit, në një intervistë të dhënë për Matheus Mazzafera në kanalin e tij në “Youtube” ka folur në lidhje me jetën intime të çiftit, duke zbuluar edhe disa detaje.

Goulart, 33 vjeç, rrëfen se me Kevin Trapp bën seks rregullisht, “rreth 4 apo 5 herë në javë”.

Por këtu ka një problem!

“Pas një fitoreje të rëndësishme, vështirë se mund të na zërë gjumi”, shprehet ndër të tjera modelja e famshme.

Megjithatë, krejt e kundërta ndodh kur Paris SG nuk fiton.

“Kur PSG-ja humbet një ndeshje të rëndësishme, e kam pothuajse të qartë se nuk mund të pres asgjë prej tij. As takat e larta, apo një palë lingerie tejet joshëse nuk mund të më ndihmojnë që të rrëmbej vëmendjen e tij. Pas një humbjeje të tillë nuk mund të bëjmë seks”, thotë 33-vjeçarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat