Modelja tregon shkaqet e ndarjes nga Simeone - Bota Sot
Modelja tregon shkaqet e ndarjes nga Simeone

Bota e Yjeve

Modelja tregon shkaqet e ndarjes nga Simeone

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:09
Elisabetta Galimi

Modelja e njohur italiane, Elisabetta Galimi u bë e njohur për romancën e saj me futbollistin e Fiorentinës, Giovanni Simeone, djalin e trajnerit të Atleticos.

Galimi dhe Simeone Junior nuk janë më bashkë që nga shkurti i vitit të kaluar, por vetëm tani, modelja tregoi edhe shkaqet e ndarjes.

“Unë jam një tifoze e çmendur e Juventusit, ndërsa ai një interist, ndaj nuk mund të rrinim bashkë”, u shpreh Galimi me humor, një një studio sportive në Itali.

Elisabetta më pas rrëfeu se ndjek çdo ndeshje të bardhezinjve në ‘Allianz Stadium’, por edhe në transferta sa herë që ka mundësi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat