Ndeja pas ceremonisë: Kështu u dukën Rita Ora e Dua Lipa - Bota Sot
Ndeja pas ceremonisë: Kështu u dukën Rita Ora e Dua Lipa

Bota e Yjeve

Ndeja pas ceremonisë: Kështu u dukën Rita Ora e Dua Lipa

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:11
Rita Ora

Ndryshe nga tapeti i kuq ku u shfaqën të veçanta me fustane masive, Dua Lipa dhe Rita Ora, zgjodhën të jenë më “cool”, në ndejën pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve BRITS Awards.

Dy këngëtaret me prejardhje shqiptare e morën vëmendjen tërësisht në këtë mbrëmje, si me performanca si me paraqitje në tapetin e kuq dhe kjo i përcolli gjatë tërë natës.

Dua dhe Rita kanë shkuar në ndejën pas ceremonisë, duke u shfaqur atraktive dhe interesante.

Rita kishte veshur një kostum të bardhë, të qëndisur me gurë në pjesën e sipërme e po ashtu edhe në fundin elegant, që i nxirrte në pah format e saj të tonifikuara.

Ndërsa Dua po dukej më dramatike, në një veshje ngjyrë ari metalike të Stella McCartney.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat