Megan Fox: Nuk ka moral në Hollywood

Bota e Yjeve

Megan Fox: Nuk ka moral në Hollywood

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:52
Megan Fox

Aktorja e famshme, Megan Fox ka thënë se Hollywood-i është “moralisht i falimentuar”.

Në intervistën, të cilën e ka dhënë së fundmi për revistën Prestige, bukuroshja ka thënë se femrat në industrinë e filmit janë të nënvlerësuara.

“Fitime të njëjta për punë të njëjtë. Kur ju punoni në filma të mëdha, ku studiot ndajnë një buxhet prej 100 apo më shumë milionë dollarë, vlera e jetës njerëzore nuk është asgjë.

Gjithçka duhet të shkoj në rregull në mënyrë që të arsyetohen paratë e shpenzuara. Madje, edhe në raste kur rrezikohet jeta e aktorëve”, tha aktorja.

“Ka shumë gjëra të errëta dhe negative që kanë duke ndodhur gjatë xhirimeve. Ato kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes regjisorit dhe artistëve, sidomos mes aktores. Nuk ka moral, integritet në studiot e Hollivudit. E gjitha bie poshtë për lakmi të pastër. Nëse ekziston një mënyrë për ta ndryshuar këtë gjë, do ta bëja menjëherë”, shtoi ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat