Irena Kita: Nuk do ta ekspozoja kurrë trupin

Bota e Yjeve

Irena Kita: Nuk do ta ekspozoja kurrë trupin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:02
Irena Kita

Irena Kita është një ndër blogeret më të famshme në Shqipëri.

E ftuar në PopCulture blogerja zbuloi pasionet e saj më të mëdha, që janë sporti dhe moda:

“Për të qenë në treg kërkon shumë mund, pasion por edhe shpenzime ekonomike. Ka nisur të kthehet në modë tashmë, që nëpërmjet ekspozimeve në faqen tënde të produkteve të ndryshme, të shpërblehesh. Unë mendoj se në blogun tim i përfshij të gjitha, edhe sportin edhe klasiken. Shqiptarët nuk janë fashion bloger të mirëfillta. Ka nisur të vlerësohet marketimi online edhe në Shqipëri, por duhet të jesh shumë selektive”.

E pyetur nëse lajmet e publikuara në lidhje me pasurinë e saj janë të vërteta Irena theksoi: “Unë shpirtërisht jam shumë e pasur, dhe ky është fat i madh. Jo të gjitha rrobat që ekspozoj janë të miat sepse ashtu e kam bashkëpunim me subjektet. Unë jam e pasur aq sa për ti plotësuar dëshirat vetes, por pa egzagjeruar. Nuk jam aq e pasur sa mendojnë”.

Por cili është gabimi më i madh që nuk duhet të bëjë një fashion bloger? Irena përgjigjet; “Gabimi më i madh i një fashion bloger është ekspozimi i trupit të saj jashtë çdo kriteri”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat