U tha se bëri ndërhyrje për humbje peshe, Mariah Carey duket seksi - Bota Sot
U tha se bëri ndërhyrje për humbje peshe, Mariah Carey duket seksi

Bota e Yjeve

U tha se bëri ndërhyrje për humbje peshe, Mariah Carey duket seksi

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:08
Mariah Carey

Mariah Carey është akoma në formë.

Këngëtarja 47 vjeçare së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës V e ku duket mrekullueshëm dhe në formë shumë të mirë fizike.

Ishte vetë këngëtarja ajo që ka postuar disa fotografi nga ky fotosesion në llogarinë e saj në Instagram,

Carey  duket se ka realizuar disa fotografi e në disa prej tyre ajo shihet e veshur me rroba të brendshme, geta si rrjetë dhe peliçe e bizhuteri të ekzagjeruara por pa dyshim se duket shumë “hot”.

 

V Magazine ???? On Stands Now

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey) on

 

V Magazine ???? March 2018

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey) on

Këto fotografi vijnë disa muaj pas raportimeve se ylli i hitit “Hero” i ishte nënshtruar një operimi kirurgjik për humbje të peshës.

Këngëtarja ka kryer operimin e ngushtimit të lukthit, që mundëson që pacientët të hanë më pak, pasi ajo ndjehej “tepër e pasigurtë për peshën e saj”.

“Ajo gjithmonë ndihej e pasigurtë për peshën e saj dhe kjo e bënte atë që të mërzitet. Ajo jetonte në mohim në lidhje me peshën e saj, Mariag priste vazhdimisht etiketat nga rrobat e saj, që të mos kujtohej për peshën e saj”, kishte thënë një person shumë i afërt me këngëtaren.

Ndërsa këngëtarja në vitin 2016 kishte folur edhe vetë për përpjekjet e saj për të humbur peshë.

“Nëse dikush nuk më thotë asgjë për peshën time, atëherë unë thjesht nuk do të mendoj për të. Nuk jam kaq e obsesionuar me këtë gjë”, kishte thënë ajo për ET.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test