Ndahet nga aktori italian, Cristina i ‘shkel syrin’ Dybalës

Bota e Yjeve

Ndahet nga aktori italian, Cristina i ‘shkel syrin’ Dybalës

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:27
Cristina Chiabotto

Ish Miss italia, Cristina Chiabotto i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me aktorin italian, Fabio Fulco.

Aktori 47-vjeçar dhe modelja 31-vjeçare nuk janë bashkë prej disa javësh teksa lajmi është konfirmuar edhe nga vetë bukuroshja, mbrëmjen e të premtes, në një emision sportiv, në Itali.

Cristina është një tifoze e flaktë e Juventusit dhe kjo dallohet qartë edhe në Instagramin e saj, ku gjen foto të yjeve bardhezi.

“Me Fulcon nuk jemi më bashkë, pasi lidhja jonë e kishte humbur emocionin. Mendoj se jam ende e re dhe dua të shijoj emocionet e një lidhjeje. Për momentin më ka emocionuar vetëm Dybala, me golat e tij në dy takimet e fundit”, u shpreh Cristina.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat