Ndarja e tij me aktoren e famshme, Angelina Jolie kishte bërë bujë në media, duke thyer zemrat e shumë fansave të cilët kishin dëshirë t’i shohi bashkë.
Brad Pitt, aktori i famshëm po e merr veten nga shkurorëzimi përmes ushtrimeve në palestër dhe meditimeve.
Megjithatë, vendimi më drastik i bërë nga aktori, në këtë kohë vendimtare të jetës, është – beqaria.
Pitt ka vendosur që mos të ketë ndonjë të dashur në krah, ku po dëshiron ta “largojë nga mendja” ish-bashkëshorten disavjeçare, Jolie.
Sipas burimit të gazetës britanike, aktori 54-vjeçar ka qenë gjithmonë në lidhje të gjata, duke e bërë të harrojë se si duket të jesh vetëm – dhe tani po përpiqet të rimerr veten.