I duhet transplantim i mushkërive, nëna e Katie Price s’pranon ofertën e vajzës - Bota Sot
I duhet transplantim i mushkërive, nëna e Katie Price s’pranon ofertën e vajzës

Bota e Yjeve

I duhet transplantim i mushkërive, nëna e Katie Price s’pranon ofertën e vajzës

Më: 11 mars 2018 Në ora: 19:44
Katie Price

Nëna e Katie Price, Amy, ka hedhur poshtë ofertën nga vajza e saj për t’ia dhuruar njërën mushkëri, pas diagnozës së sëmundjes.

Kthehemi në shtator të vitit të kaluar, kur Katie zbuloi se nëna e saj ishte diagnostikuar me një sëmundje në mushkëri, që i shkaktonte asaj një rënie në funksionimin e mushkërive.

Edhe pse aktualisht nuk ka shërim për sëmundjen, një transplantim i pjesshëm i mushkërive mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës, por Amy ka thënë për “The Mirror”, se ajo nuk do ta lejojë vajzën e saj t’i nënshtrohet kësaj procedure.

Pasi Katie i tha nënës së saj se ajo do t’i jepte mushkërinë, Amy pranoi se megjithëse ajo ishte “prekur” nga oferta, ajo nuk do të pranonte. “Unë i thashë: ‘jo s’do ta bësh këtë’.

Amy zbuloi se ajo i tha vajzës së saj: “Duhet të mendosh, kush do të kujdeset për fëmijët tuaj?

“Duhet të mendosh për fëmijët, jo për mua, dhe çfarë do të ndodhë me ta”.

“Pra nuk do të ketë transplantim të mushkërive nga Kate, nuk mund ta lejojë këtë”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test