Lidhja e Justin Bieber dhe Selena Gomez në krizë?

Bota e Yjeve

Lidhja e Justin Bieber dhe Selena Gomez në krizë?

Më: 11 mars 2018 Në ora: 19:48
Selena Gomez dhe Justin Bieber

Selena Gomez dhe Justin Bieber, çifti që kaluan gjashtë nga shtatë ditë e javës së bashku dy javë më parë, tashmë po qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

E! News raporton përmes burimeve të shumta, se ‘ndarja’ e tyre nuk është e përhershme.

“Po rrinë larg njëri-tjetrit po ata flasin gjatë gjithë kohës. Ata kishin shumë pak mosmarrëveshje kohëve të fundit”, ka shpjeguar një burim.

“Ata do të kthehen së bashku por të dy kanë nevojë për një kohë larg njëri-tjetrit”.

E! News gjithashtu raporton se Gomez po përpiqet të përmirësojë marrëdhënien e saj me nënë, Mandy Teefey, e cila thuhet se nuk është një fanse e romancës së Bieber-Gomez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat