Lodhje e tepërt? Hillary Clinton rrëshqet dy herë nga shkallët - Bota Sot
Lodhje e tepërt? Hillary Clinton rrëshqet dy herë nga shkallët

Bota e Yjeve

Lodhje e tepërt? Hillary Clinton rrëshqet dy herë nga shkallët

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:55
Hillary Clinton

Çfarë po ndodh me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit dhe ish-kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton?

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, tashmë në moshën 70-vjeçare ka rrëshqitur sërish teksa po zbriste disa shkallë gjatë qëndrimit të saj në Indi, vetëm 5 muaj pasi lëndoi këmbën në Londër.

Kamerat u fokusuan në Mandu të Indisë, gjatë së hënës, kur Clinton ishte duke zbritur disa shkallë të gurta në pallatin “Jahaj Maha”, e rrëshqiti jo një herë, por dy herë radhazi, por pati fatin e mirë që ndihmësit e tij shoqërues e kapën përkrahu dhe nuk e lejuan të rrëzohej.

Pas rrëshqitjes së dytë, Clintoni hoqi sandalet e saj dhe vijoi pjesën tjetër të shkallëve pa incidente të mëtejshme. Ndihmësja kryesore, Huma Abedin ishte duke ecur pas Clintonit në atë moment.

Hillary ndodhet në Indi për të folur dhe promovuar librin e saj “What Happened” (Çfarë ndodhi), ku shpjegon arsyet e humbjes së saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Clinton fajësoi votuesit që nuk dëshirojnë që njerëzit me ngjyrë të kenë të drejta të njëjta me të tjerët, apo që gratë të punësohen, siç dëgjohet në videon e publikuar të fjalimit të saj gjatë së dielës.

Rrëshqitjet në Indi janë të fundit në një seri të gjatë incidentesh me rrëzime, disa të rënda e disa më të lehta, gjë që nxitën kundërshtarët e saj politikë të spekulonin mbi neglizhimin e problemeve shëndetësore të mundshme të saj.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test