Këngëtarja e muzikës popullore që në heshtje po kthehet në ikonë mode

Bota e Yjeve

Këngëtarja e muzikës popullore që në heshtje po kthehet në ikonë mode

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:09
Poni

Herë pas here shohim postime të saj në rrjetet sociale dhe është vështirë ta dallosh nga vajzat që pozojnë përpara aparatit dhe të qenin “fashion” e kanë kthyer në punë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Poni, e cila çdo ditë e më shumë po vjen me një imazh totalisht të ndryshuar, e kuruar në çdo detaj dhe një stil veshjeje që mund ta lakmojnë edhe ndjekëset më të mira të trendeve të fundit.

Pas lindjes së djalit këngëtarja u shkëput për një periudhë të gjatë nga muzika për t’u rikthyer më ndryshe se kurrë. Nga postimet e herë pas hershme Poni tregon se prej kohësh ndjek me rigorozitet stërvitjen në palestër dhe ruan një rregjim të shëndetshëm ushqimor.

E veshur me ngjyra, trendy, moderne, glamur, sportive apo një kombinim midis njëra-tjetrës, këngëtarja vlonjate në heshtje apo pa qëllim në vetvete mund të quhet një inspirim për të gjithë ata që dashurojnë artin dhe dukjen bukur.

Ne ju sjellim disa nga fotot që tregojnë pasionin e këngëtares për të pozuar përpara aparatit fotografik dhe imazhin e pakrahasueshëm të saj me Ponin që mbajmë mend të gjithë në daljet e saj të para. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat