Kendall Jenner: Trump nuk është presidenti im

Bota e Yjeve

Kendall Jenner: Trump nuk është presidenti im

Më: 26 mars 2018 Në ora: 08:45
Kendall Jennr

Që prej ditës kur presidenti i Amerikës, Donald Trump mori mandatin, ai është kritikuar për politikat e tij qeverisëse nga shumë fytyra të njohura.

Kendall Jenner është një prej modeleve më me emër në botë dhe njëherësh ndër më të paguarat.

Ajo së fundi i është bashkuar marshit kundër dhunës me armë “Marshojmë për jetët tona”, por një detaj mori vëmendjen e të gjithëve.

Në xhaketën që kishte veshur në protestë, prapa shpinës së Kendall gjendej një fotografi e Trump me mbishkrimin “Zot na ruaj, ai nuk është presidenti im”.

Ajo shoqërohej nga një mike e saj, ndërsa të gjithë ishin të interesuar ta fotografonin atë që shkruante në xhaketën e modeles.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat