Aktorja e Ex-corrie Michelle Keegan dhe bashkëshortja e Mark Wright na tregon pse miliona gra duan një trup si ajo.
Ish-seks bomba e Coronation Street ka befasuar fansat këtë javë duke postuar fotografi të shumta nga qëndrimi i saj në Los Anxhelos.
Michelle së fundi ka ngritur temperaturat kur ajo kishte vendosur të veshë një fustan të bardhë gjatë udhëtimit në Beverly Hills.
30-vjeçarja është shndërruar në ikonë të stilit pas lansimit të koleksionit të rrobave Very.
Ajo mori vëmendjen kur ishte pjesë e shpërblimeve televizive për filmin irlandez në Dablin, në vitin 2013.
Pasi braktisi Coronation Street në vitin 2014, Michelle pati një vazhdim më pak të suksesshëm në ekranin e vogël.
Ajo luajti rolin e Tina Moore në serialin e njohur televiziv të ITV, Tina and Bobby, gjë e cila i siguroi rolin në dramën e BBC-së, Our Girl.
Në intervistën e fundit për Cosmopoitan, Michelle tha se martesa e saj i ka ndihmuar në faktin se ajo dhe Mark janë të shkëlqyeshëm në fushat e tyre respektive.
“Ne tregojmë më tepër durim me njëri-tjetrin. Kjo na ndihmon të jemi të suksesshëm në karrierën tonë, po ashtu edhe në marrëdhëniet tona”, tha ajo.