Edhe Dua Lipa flet për ngacmim seksual

Bota e Yjeve

Edhe Dua Lipa flet për ngacmim seksual

Më: 29 mars 2018 Në ora: 08:47
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa shumë shpejt është bërë emër më vete në industrinë e muzikës.

Megjithatë edhe Dua kujton përvojat e veta të seksizmit në kohën kur po mundohet të bëhej dikush në skenën muzikore.

Këngëtarja 22 vjeçare, ka thënë se një femër duhet të bëj më shumë se sa muzikë për tu marrë seriozisht.

“Për një artiste femër, për tu marrë seriozisht duhet shumë më tepër sesa të ulësh në një piano ose kitarë, a e dini” ka thënë Dua.

Dua gjithashtu foli për rëndësinë e lëvizjes #MeToo, një hashtag që po përdoret në mediat sociale për të ndihmuar në luftën kundër ngacmimit seksual, veçanërisht në vendin e punës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat