Drejtori më ka ngacmuar seksualisht, çudit moderatorja shqiptare

Bota e Yjeve

Drejtori më ka ngacmuar seksualisht, çudit moderatorja shqiptare

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:30
Roza Lati

Ka çuditur me deklaratën e saj të drejtpërdrejtë dhe të hapur,  lidhur me një ngacmim seksual në punë, aq më tepër kur dihet që kjo është një vepër e dënueshme në kodin e punës.

Moderatorja Roza Lati ka pranuar në emisionin “Thumb”, me Aulonën dhe Fatmën, se është ngacmuar seksualisht nga drejtori  i saj në kohën që punonte në “Agon Cannel”.

A ka ngacmime seksuale në showbizin shqiptar?

Image

Po mi ka pafund.

Je ndierë ti e shantazhuar?

Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kamerës “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”.

Me kalimin e kohës ky mua filloi më shihte, duket eprori që çfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje : po bëj sikur nuk e kam lexuar.

Image

Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, sikur s’kishte ndodhur asgjë. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht çdo regjistrim, çdo xhirim, dhe unë për t’i treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakord për t’u paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera , bëra 4 emisione që t’ia thyeja turinjtë atij që shihe talentin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat