Paç fatin e striptistes!

Bota e Yjeve

Paç fatin e striptistes!

Më: 27 prill 2018 Në ora: 13:00
Micky Liu

Një ish-striptisteje i ka buzëqeshur fati kur një klient dhe mik, të cilin e kishte takuar vetëm disa muaj para se të ndërronte jetë, i ka lënë trashëgimi një pasuri të madhe.

34-vjeçarja Veronica Beckham u njoh me ish-drejtuesin e HBO-së, Micky Liu, në korrik të vitit 2014 në një klub striptizmi në Atlantik Siti. Ata u bënë “miq”, sipas Beckham, e cila e përshkruan marrëdhënien e tyre si një “shoqëri të përjetshme”.

Liu, i cili vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, vdiq në moshën 50-vjeçare, pa u mbushur një vit nga takimi me Veronica. Duket se i ndjeri e konsideronte vërtetë një mike striptisten, pasi i la trashëgim plot 223 000 dollarë.

Sigurisht që familja e Liut nuk ishte aspak e kënaqur me këtë gjë. May Liu, motra e Micky, tha në gjyq se, “si balerinë profesioniste, Beckham di të manipulojë meshkujt”. Por, gjykata tha se Beckhamit i takon trashëgimia dhe se vetëm ish të dashurat e tjera mund të kërkojnë pjesë nga pasuria e Micky Liu.
Beckham thotë se kurrë nuk ka bërë seks me Mickyn. Përsa i përket parave, ajo do të nisë një karrierë të re me to si stiliste.

Image

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat