Rita Orës i pëlqen dukja e fundit joshëse e Bebe Rexhës

Bota e Yjeve

Rita Orës i pëlqen dukja e fundit joshëse e Bebe Rexhës

Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:45
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pas shumë angazhimeve në koncerte dhe projekteve muzikore, duket se bukuroshja jonë ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka zgjedhur t’i kalojë disa ditë në kryeqytetin spanjoll të Madridit, nga ku po sjell edhe imazhe të ndryshme në rrjete sociale.

 

Maybe she’s born with it

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Së fundi, ajo kishte veshur kostume në formë të leopardit që i kanë theksuar edhe linjat seksi trupore.

Kjo ka bërë që të mos rezistojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në fakt, komenti i 27-vjeçares ishte i shkurtër – “Babe” dhe një zemër në formë të “emoji” – e cila gjë ishte kompliment për dukjen e Rexhës.

Theksojmë se dyshja janë mikesha të mira dhe se shumë shpejt do të sjellin projektin e parë të përbashkët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat