Ryan Reynolds dhe Blake Lively të mahnitshëm së bashku

Bota e Yjeve

Ryan Reynolds dhe Blake Lively të mahnitshëm së bashku

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:16
Ryan Reynolds dhe Blake Lively

Ai është duke udhëtuar nëpër botë për të promovuar filmin tij të ri nga Marvel “Deadpool 2”.

E të hënën në mbrëmje Ryan Reynolds u rikthye në shtëpi për të promovuar këtë film në New York.

Aktori kanadez ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij bukuroshe Blake Lively. 42 vjeçari dukej tejet i sofistikuar i veshur në një kostum ngjyrë gri, të cilin e kombinoi me një jelek më të çelët.

Natyrisht që bashkëshortja e tij fashioniste tërhoqi vëmendjen. Blake kishte të veshur një fustan të zi përplot shkëlqim i cili kishte një fjongo të madhe ngjyrë të kuqe. Dukjen e saj aktorja e përfundoi me një palë sandale të zeza dhe vathë të gjatë përplot shkëlqim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat