Taylor Swift kishte një mesazh të fshehur në fustanin e veshur në BMA?

Bota e Yjeve

Taylor Swift kishte një mesazh të fshehur në fustanin e veshur në BMA?

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:05
Taylor Swift

Fansat e Taylor Swift kanë vënë re diçka interesantë në fustanin që ajo e kishte të veshur në Billboard Music Awards 2018, javën e kaluar.

Këngëtarja 28-vjeçare kishte të veshur fustanin e markës Versace i cili mori 800 orë për t’u bërë, dhe nëse ju e shikoni nga afër qepjen, duket sikur një fjale është shkruar në anën e majtë.

Edhe pse kjo mund të duket rastësi, kristalet në fustan në anën e majtë duket se e përshkruajnë fjalën ‘e përjetshme’.

Fansat po spekulojnë se ky mund të jetë titulli i albumit të shtatë të Taylor, por ndoshta është shumë herët për një detaj të madh si ai që do të zbulohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat