Rita Ora përfundon turneun evropian, kështu e përmbylli në Kopenhagë

Bota e Yjeve

Rita Ora përfundon turneun evropian, kështu e përmbylli në Kopenhagë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 15:49
Rita Ora

Rita Ora ka bërë të ditur se ka përfunduar  turneun e saj evropian duke e përmbyllur atë me kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagën.

Rita ka nisur turneun e saj në fillim të këtij muaji duke zhvilluar disa koncerte fillimisht në shtetin ku është rritur, Britani të Madhe.

Në kuadër të këtij turneu ajo ka performuar para fansave në Londër, Manchester, Amsterdam, Antëerp, Paris, Duseldorf , Munch e Kopenhagë.

Rita gjatë çdo paraqitjeje të saj ka pasur veshje dhe pamje të ndryshme ndërkohë që edhe performancat e saj kanë ndezur publikun në sallë.

Ajo ka falënderuar gjithë ekipin e saj për punën që kanë bërë në mënyrë që turneu i saj të realizohej sa më mirë.

Turneu i titulluar “Girls” ishte i sponsorizuar nga UEFA në kuadër të një marrëveshjeje që këngëtarja e lindur në Kosovë ka nënshkruar me të për të promovuar futbollin tek femrat.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat