Angela Martini shfaqet më hot se kurrë në pushimet e saj të pafundme

Bota e Yjeve

Angela Martini shfaqet më hot se kurrë në pushimet e saj të pafundme

Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:48
Angela Martini

Modelja bukuroshe shqiptare, Angela Martini është duke shijuar disa ditë relaksi në një resort super luksoz në shoqëri të bashkëshortit të saj rumun, Dragos Savulescu.

Duket se për modelen pushimet nuk kanë fund, bukuroshja poston vazhdimisht foto apo video në rrjetin e saj social “Instagram”, ku duket se pushon në vende të ndryshme të botës. Duhet thënë se Angela kujdeset gjithmonë që të jetë mjaft provokuese në paraqitjen e saj, duke tërhequr kështu vëmendjen e ndjekësve, por edhe të mediave rozë.

Në postimet e fundit në “Instagram”, Angela shfaqet mjaft hot me një palë bikini të zeza, nën dritën e hënës, modelja duket me të vërtetë shumë bukur edhe pse është thuajse pa make up.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat