Daily Mail shkruan për performancën e Rita Orës në Tiranë

Bota e Yjeve

Daily Mail shkruan për performancën e Rita Orës në Tiranë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 09:27
Rita Ora

Rita Ora mbrëmë ka qenë në qendër të vëmendjes së shqiptarëve për shkak të performancës së saj në qendër të Tiranës.

Tabloidi anglez “Daily Mail” ka shkruajtur për këtë ngjarje duke e përmendur faktin se këngëtarja kosovare ka qenë shumë e zënë kohëve të fundit nga koncertet e shumta që ka mbajtur në Evropë.

Në raportin e DM përmenden detajet e performancës së këngëtares 27 vjeçare siç janë ndryshimi i ngjyrës së flokëve duke u bërë për herë të parë të kuqe dhe vallëzimi i saj me muzikë tradicionale shqiptare.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat