Batuta e Manjola Nallbanit: Po të isha në konkurrim “Miss Bikinin” do ta fitoja unë

Bota e Yjeve

Batuta e Manjola Nallbanit: Po të isha në konkurrim “Miss Bikinin” do ta fitoja unë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 09:15
Manjola Nallbani

Natën e mbrëmshme këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ka ndarë një çmim jo pak të rëndësishëm në kompeticionin “Miss Universe Albania”. Këngëtarja i dha një prej bukurosheve çmimin e “Miss Bikinit”.

Pasi u ngjit në skenë dhe po prezantonte bukuroshen fituese, Manjola ka bërë një batutë, e cila na futi në dyshim për vërtetësinë e saj.

“Është fat për vajzat që nuk jam unë në miss sepse do të kisha dalë unë “Miss Bikini”, ka thënë këngëtarja. Më pas ajo tha se po bënte shaka dhe shtoi se shakaja është gjysma e së vërtetës.

Në fakt Manjola edhe ka të drejtë sepse siç e shohim në fotot që ajo ka publikuar në rrjetin e saj social “Instagram” mund ta vënë re se këngëtarja gëzon një super trup, pavarësisht viteve që ka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat