Rob dhe Mia së bashku në premierë të “Damsel”

Bota e Yjeve

Rob dhe Mia së bashku në premierë të “Damsel”

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:46
Robert Pattinson dhe Mia Wasikowska

Robert Pattinson dukej bukur gjatë parakalimit në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij të ri Damsel, në teatrin ArcLight në Hollywood.

Aktori 32-vjeçar ishte i shoqëruar nga kolegia e tij Mia Wasikowska.

Të famshëm të tjerë të pranishëm në premierë ishin edhe Jay Duplass, Pom Klementieff dhe Jennette McCurdy.

Ngjarja në Damsel ka të bëjë me karakterin e Rob, i cili udhëton rreth e rrotull Perëndimit të egër për të takuar dashurinë e tij të vërtetë (Mia).

Ky projekt filmik pritet që në kinema të dalë më 22 qershor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat