Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nxitin thashethemet për fejesë

Bota e Yjeve

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nxitin thashethemet për fejesë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:27
Haily Baldwin dhe Justin Bieber

Ajo është duke e përjetuar edhe një herë romancën me ish të dashurin, këngëtarin Justin Bieber.

Në vitin 2015 ata kishin nxitur spekulimet për një lidhje të mundshme në mes tyre por ata asnjëherë nuk e kishin konfirmuar, shkruan DailyMail.

Dhe, modelja Haily Baldwin është dukur tejet e lumtur me rikthim në krahët e këngëtarit kanadez, dyshja u fotografuan së bashku të mërkurën mbrëma në qytetin e Nju Jorkut.

21 vjeçarja është fotografuar në krahët e Bieber duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin ndërsa e veshur thjeshtë në veshje sportive ajo ka treguar format e mira fizike.

Një burim I afërt me çifti më herët gjatë javës ka deklarua se dyshja janë rikthyer në krahët e njëri tjetrit.

“Hailey e ka dashur gjithmonë Justinin, ata kanë qenë miq të mirë, prandaj nuk është çudi që ata të rikthehen së bashku” ka thënë ky burim.

Kohë më parë Justin u nda nga e dashura e tij, aktorja Selena Gomez me të cilën u ribashkuar në tetor të vitit të kaluar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat