Ylli i muzikës tregon pse pozon lakuriq

Bota e Yjeve

Ylli i muzikës tregon pse pozon lakuriq

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:43
Iggy Azalea

Paraqitjet e saj hyjnë në mesin e atyre "me shije" dhe ato shpesh janë në kufi të provokimit dhe vulgares, dhe reperja amerikane thotë se paraqitje të tilla janë të nevojshme.

"Ndonjëherë nuk kam kontroll të plotë mbi karrierën time muzikore. Më tregoni se çfarë doni për fotografitë e mia nudo në rrjetet shoqërore, por ato më ndihmojnë të ndryshoj fokusin tim dhe të përqendroj vëmendjen time. Këto foto janë diçka tjetër, kreativitet në të cilin përqendrohem. Më ndihmojnë të bie në shtrat dhe të jem pozitive," shkruan Iggy Azalea në Twitter.

Këngëtarja thotë se për disa kjo mund të tingëllojë qesharake, por ajo përsërit se "lakuriqësia" i jep përshtypjen e kontrollit mbi karrierën dhe jetën e saj.

"Nuk është e lehtë kur jeni dikush që lufton me ankthin dhe depresionin. Përpiqem të bëj çmos që të jem mirë. Kjo më ndihmon, nuk garantoj se do të ishte e lehtë edhe për të tjerët", tha këngëtarja 28-vjeçare.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat