Ylli i pornos që deklaroi se kishte bërë seks me Trump, është divorcuar - Bota Sot
Ylli i pornos që deklaroi se kishte bërë seks me Trump, është divorcuar

Bota e Yjeve

E shtunë, 20 tetor 2018

Ylli i pornos që deklaroi se kishte bërë seks me Trump, është divorcuar

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 20:14
Stormy Danels

Stormy Danels nuk është më e martuar. Kjo pas deklaratës së policisë që e arrestoi disa ditë më parë dhe e liston atë si beqare.

Daniels ishte martuar me Glendon Miller Crain në janarin e vitit 2015 por nuk është raportuar më parë për ndarje mes çiftit.

Sipas raportit të policisë, Daniels nuk është më e martuar.

Aktorja e filmave pornografikë u arrestua të enjten herët në mëngjes në një klub striptizmi në Ohajo.

Avokati i Danielsit tha se kërcimtarja akuzohet se i ka lënë klientët ta prekin, në kundërshtim me ligjin e shtetit.

Akuzat ndaj saj ranë shpejt dhe ajo u lirua.

Ajo e ka hedhur në gjyq presidentin Trump dhe ka kërkuar zhvlerësimin e një marrëveshjeje për mos dhënie informacionesh, të cilën ajo e nënshkroi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 2016.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test