Kështu deklaronte para ca kohësh, por pohimet e saj vazhdojnë të mbeten aktuale edhe sot. Ndonëse është 46 vjeç, Cameron Diaz nuk ka ndërmend t`i dorëzohet moshës. Fotot e saj në plazh nuk kanë nevojë për koment…
Ka luajtur shumë role të tjera që prej atëherë, por vazhdon të identifikohet si bukuroshja e filmit “Maska“. Aktorja e ka ndryshuar përpara disa vjetësh stilin e jetesës dhe kujdeset shumë tani për atë që ha. Kjo e ka ndihmuar goxha në ruajtjen e linjave, duke i shtuar sigurisht këtyre përpjekjeve edhe ushtrimet fizike.
Fundshpinën e kam sot më të lartë nga sa e kisha kur isha 20 vjec, thoshte me krenari dhe tani mund ta thotë akoma. Nëse vazhdon kështu, edhe 60 vjec rrezik do sfidojë sërish!