Ups! Këngëtarja shqiptare seksi i ‘heq trurin’ futbollistit të Milanit… dhe e ndan nga gruaja - Bota Sot
Ups! Këngëtarja shqiptare seksi i ‘heq trurin’ futbollistit të Milanit… dhe e ndan nga gruaja

Bota e Yjeve

Ups! Këngëtarja shqiptare seksi i ‘heq trurin’ futbollistit të Milanit… dhe e ndan nga gruaja

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:57
Anita Latifi

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi u bë arsyeja e ndarjes pak kohë më parë të mesfushorit të Milanit, Hakan Çalhanoglu nga bashkëshortja e tij.

Ajo pretendon se futbollisti turk Çalhanoglu e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar ta abortojë fëmijën për shkak të presionit që i është bërë nga futbollisti, i cili nuk e pranonte atësinë.

Në dëshminë e dhënë në prokurori, mesfushori u shpreh: “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”.

Ndërkohë që ish-bashkëshortja e futbollistit turk ka reaguar në “Instagram” kundër personave, që e cilësonin atë si tradhtare.

“Nuk e kam tradhtuar kurrë Hakan, as kur ishim të fejuar, as gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet.

Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë relata të mira me Hakan, e sheh të vërtetën ndryshe.

E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen”,- u shpreh ish-bashkëshortja e futbollistit të Milan.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...